Thursday, 19. February 2026
Futboll

Drita dhe Shkëndija për të shkruajtur historinë, mësohen formacionet zyrtare të dy ekipeve shqiptare

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Drita dhe Shkëndija janë dy ekipet e vetme shqiptare të mbetura në garë në kompeticionet europiane. Të dyja luajnë sot ndeshjet e para për play-off në Conference League.

Në “Fadil Vokrri”, Drita pret sllovenët e Celje. Ndërsa në Shkup, Shkëndija pret turqit e Samsunspor. Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis takimin em këtë formacion zyrtar: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Pellumbi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj; Ajzeraj, Nguena, Tusha; Abazaj

“Intelektualët” kanë 3 mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh: Ilir Mustafa, Arbër Manaj dhe Rron Broja.

Në Shkup, Shkëndija do të kërkojë fitoren dhe e nis takimin me këtë formacion:

Teilen: