Friday, 20. February 2026
Futboll

Broja sërish i dëmtuar, humb edhe ndeshjen ndaj Chelsea. Trajneri Parker zbulon problemin e shqiptarit

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Armando Broja mbetet jashtë ndeshjes së Burnley kundër ish-skuadrës së tij, Chelsea, këtë fundjavë. Kjo për shkak dëmtimi të sulmuesit shqiptar. Scott Parker pranoi javën e kaluar se, edhe pse Broja kishte një problem të vazhdueshëm fizik, mungesa ndaj Crystal Palace lidhej me arsye futbollistike. 24-vjeçari mungoi sërish në fundjavë, kur Burnley u eliminua nga “FA Cup” nga Mansfield Town i “League One”, duke shtuar dyshimet për gjendjen e tij.

Para udhëtimit të së shtunës në “Stamford Bridge”, trajneri Parker konfirmoi se Broja nuk është gati: “Ai nuk do të jetë i disponueshëm këtë fundjavë. Ka një problem të vogël që vazhdon prej disa javësh dhe na është dashur të ndërhyjmë. Shpresojmë të mos zgjasë shumë, ndoshta edhe disa javë, por këtë fundjavë nuk mund të luajë”.

Burnley do të jetë edhe pa Axel Tuanzebe, që vuan nga problemi në tendinën e Akilit, nga i cili pritet të mungojë disa javë. Parker dha përditësime edhe për Connor Roberts, Mike Tresor dhe Zeki Amdouni, duke theksuar: “Connor është dëmtim afatgjatë, ndërsa Zeki po rikthehet gradualisht”.

Teilen: