Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Burnley në Premier League. Pasardhësi i Maresca aktualisht krenohet me tetë fitore në 11 ndeshje si trajner i “blues”, të cilët janë ende në garë për FA CUP dhe të kualifikuar për raundin e 16-të të Champions League.
Rosenior e nisi deklaratën e tij me gjendjen e mbrojtësit Marc Cucurella, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe ka qenë jashtë që nga ndeshja e fundit kundër Hull City: “Nuk mund të jap një datë të saktë për rikthimin e Marc. Ai pësoi një dëmtim në kofshë pak para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Leeds”.
“Është një mëkat që mungon sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Megjithatë, ne kemi Jorrel Hato dhe Malo Gusto, të cilët mund ta mbulojnë atë anë të fushës. Ne kemi lojtarë të shkëlqyer që mund ta zëvendësojnë atë. Sa më shpejt të kthehet, aq më mirë“, tha Rosenior.