E jashtëzakonshme Keely Hodgkinson. Atletja 23-vjeçare, kampione olimpike e 800 metrave në ‘Paris 2024’, ka vendosur rekord botëror në mitingun francez të Lievin.
Në garën e 800 metrave në salla të mbyllura, sportistja britanike regjistroi kohën fenomenale 1’54″87, gati 1 sekondë më mirë në raport me rekordin e mëparshëm.
Sllovenia Jolanda Ceplak kishte arritur kohën 1’55”82 në Europianin e sallave të mbyllura të Vjenës më 3 mars 2002. Ekzaktësisht në ditën e lindjes së atletes së jashtëzakonshme britanike, tashmë rekordmene.
Teilen: