Sipas “Tuttosport”, te Juventusi linja e mendimit është e qartë, vazhdimësi me Luciano Spallettin. Këtë e konfirmoi Giorgio Chiellini para Juve-Lazio: “Jemi shumë të lumtur me Spallettin dhe me atë që po bën. Ai është pjesë e së tashmes dhe të ardhmes së kësaj skuadre”.
Prania e trajnerit në fotot zyrtare të rinovimit të Kenan Yildiz ishte sinjal besimi. Humbjet ndaj Interit dhe Galatasaray, përfshirë 5-2 në Stamboll, nuk i ndryshuan planet. Klubi e konsideron pozitiv fillimin e punës së trajnerit dhe synon marrëveshje rinovimi para pauzës së kombëtareve.
Juventusi kërkon vazhdimësi pas ndryshimeve me Allegri, Motta dhe Tudor. Spalletti është i kënaqur me ambientin, por kërkon merkato të studiuar; të paktën një përforcim cilësor për çdo repart. Prioritet mbetet rinovimi i Weston McKennie dhe shpresa për zgjatjen e marrëveshjes me Dusan Vlahovic. Jo shpenzime marramendëse, por investime për një skuadër pretendente për titull.