Makthi i Honda-s në këtë sezon të ri të Botërorit të Formula 1 nuk ka fund. Të gjitha skuadrat kanë nisur që të kolaudojnë veturat e tyre në tre ditët e testit që kanë në dispozicion në Bahrein, por në këtë grup bën përjashtim Aston Martin, e cila sipas njërit prej pilotëve ka bërë plot 400 xhiro më pak se konkurenca.
I pari që ngriti alarmin ishte Lance Stroll, i cili përveç se zbuloi se Aston Martin nuk kishte bërë xhirot e duhura për të kolauduar makinën tregoi se problemi ishte me “power unit” ose thënë ndryshe motorin.
“Nuk e di se çfarë po ndodh, por shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Vetura jonë nuk ka fuqinë e duhur. Në ato pak xhiro që kam bërë në pistë vërej se kemi problem me shpejtësinë”, tha Stroll.
Për problemet në motor ka mbajtur një qëndrim edhe vetë “Honda”, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka lënë të kuptohet se Aston Martin nuk do të ketë mundësi që të bëjë xhirot e zakonshme në këto teste pasi “power unit” të veturës i mungojnë pjesët e këmbimit dhe se motorit aktual i janë adaptuar disa të vjetra. Ky detaj detyron Alonso-n dhe Stroll që të moj kalojnë shumë kohë në pistë.