Dita e djeshme ka qenë historike për ekipin spanjoll në Milano-Cortina 2026. Në disiplinën debutuese në këto lojtrat olimpike dimërore, “alpinizmit me ski”, i cili është kombinimi i skijimit dhe vrapimit, dominoi garën një atlet nga Spanja.
Bëhet fjalë për Oriol Cardona Coll, i cili triumfoi në këtë disiplinë të re për të marrë medaljen e artë për Spanjën, e cila kishte fituar një të tillë për herë të fundit falë Francisco Fernández Ochoa në “Sapporo 1972”.
Atleti njihet për sipërmarrjet në garat e rezistencës ashtu si edhe “mentori” i tij, Kilian Jornet. Ky i fundit, i cili është njëri pret maratonomakëve më të njohur në garat me disnivele të ndaluara për njerëzit e thejshtë, ka qenë një faktor në këtë triumf të Oriol Cardona Coll.