Friday, 20. February 2026
Sport

Pas finales së Kupës, Superliga vazhdon sot dhe nesër

GS 20/02/2026 2 Min. Lesezeit

Pas finales së Kupës, basketbolli sërish në aksion me super ndeshjet e javës së 21-të të Superligës.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet, ku përballen rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Trepça.

Të dy skuadrat janë në formë të ndryshme në këtë kampionat me prishtinasit që ndodhen në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ pasi fituan Kupën synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa ndodhen në vendin e parë me 17 fitore e tri humbje, ndërsa kanë 11 fitore radhazi në elitë.

GO+ Peja – Vëllaznimi është një sfidë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Pejanët kanë dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e 13 humbje.

Sfidë e rëndësishme është edhe ajo mes Rahoveci 029 dhe Golden Eagle Yllit, ku fitorja është e rëndësishme për të dy skuadrat. Vreshtarët kanë gjashtë fitore e 14 humbje, kurse në anën tjetër therandasit tetë fitore e 12 humbje.

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të ndeshen Bora dhe Bashkimi. Prishtinasit kanë dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse në anën tjetër Portokallezinjtë 14 fitore e gjashtë humbje.

Superliga-Java 21

E premte

19:30 GO+Peja – Vëllaznimi

19:30 Rahoveci 029 – Golden Eagle Ylli

E shtunë

17:30 Bora – Bashkimi

20:30 Sigal Prishtina – Trepça

 

Teilen: