Friday, 20. February 2026
Futboll

Barcelona projekton shitjen e parë të verës, pret të përfitojë 40 milionë euro

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028 me Barcelonën, Marc Casado duket se do të largohet përfundimisht nga katalanasit verën e ardhshme.

Për mesfushorin difensiv 22-vjeçar është përfolur shpesh për një largim nga Barcelona, por në fund lojtari ka vendosur të qëndrojë. Por, mediet spanjolle bëjnë me dije se vendimi tashmë është marrë dhe Casado do të largohet në verën e ardhshme.

Klubi katalanas pret të përfitojë të paktën 40 milionë euro nga shitja e 22-vjeçarit. Agjenti i tij, Jorge Mendes, është duke punuar që tani për të gjetur destinacionin e ri të lojtarit të tij. Nuk përjashtohet as pista e transferimit në Arabinë Saudite, pasi ka interes të madhe për të atje.

Teilen: