Friday, 20. February 2026
Futboll

“Shit së pari, bli më vonë”, Bayern Munich merr vendimin e rëndësishëm për merkaton. Tifozët s’do jenë dakord

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich duket se është i vendosur të frenojë shpenzimet përsa i përket transferimeve, duke vendosur të zgjedhë një strategji konservatore.

“Nuk do të bëjmë investime të mëdha në tregun e transferimeve këtë verë. Motoja është: nënshkrimet nuk duhet të na fusin në borxhe. Nuk ka vend për kompromis në këtë drejtim”, u shpreh Uli Hoeness, presidenti i nderit i bavarezëve, pak ditë më parë.

Në podkastin Die Bayern-Woche, gazetari Stefan Kumberger sqaroi se qasja e klubit  bavarez mbështetet në moton “shit së pari, bli më vonë”. Ai gjithashtu konfirmoi se klubi do të ruajë angazhimin e për një skuadër të vogël, kompakte dhe të ekuilibruar, pa qenë nevoja për shpenzime të tepërta.

Pra, duke rinovuar me një pjesë të mirë te senatorëve, mund të thuhet që nuk pritet ndonjë goditje e madhe nga Bayern në verën e ardhshme, duke i besuar kështu grupit aktual.

Teilen: