Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Europa League nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Ndonëse skuadra e tij, Dinamo e Zagrebit, u mund në shtëpi 3-1 nga Gent, anësori kuqezi është vlerësuar për performancën e tij.
Hoxha ndonëse nuk shënoi gol, është vlerësuar me notën 8.4 nga Sofascore për paraqitjen e tij në 71 minutat që u aktivizua.

Teilen: