Saturday, 21. February 2026
Sport

Distria Krasniqi për herë të gjashtë e fiton çmimin ”Sportistja e Vitit”

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar çmimin kryesor atë të ”Sportistes së Vitit” në ceremoninë “Laureatët 2025, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kjo ishte hera e gjashtë që Distria e fiton këtë çmim të rëndësishëm.

Xhudoja e pati fjalën kryesore në çmimet vjetore të KOK-ut.

Xhudisti Akil Gjakova fitoi çmimin ”Sportisti i Vitit” 2025.

Xhudistja e pensionuar Nora Gjakova është nderuar me një çmim special për ”Arritje të veçantë”.

Driton Kuka e fitoi çmimin e ”trajnerit të Vitit” 2025.

Kombëtarja e Kosovës në Futboll, e fitoi çmimin “Kombëtarja e Vitit” te meshkujt, derisa te femrat këtë çmim e fitoi Kombëtarja e Kosovës U17 në futboll.

Për herë të dytë radhazi, xhudistes Laura Fazliu i takon Çmimi Special 2025.

Xhudistja Enise Zijade, u shpall Shpresa Olimpike 2025 tek vajzat, ndërsa Bleron Ademi (taekwondo), Shpresa Olimpike te meshkujt.

Teilen: