Ceremoni madhështore në Arenën Olimpike në Verona për mbylljen e Milano Cortina 2026
Më tepër se dy javë të paharrueshme, me gara, medalje e rekorde tashmë janë lënë pas dhe Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 kanë ulur siparin me një ceremoni spektakolare disaorëshe në Arenën Olimpike në Verona. Në lojëra u dha një total prej 116 medaljesh në 16 disiplina, gjatë 17 ditëve të aktivitetit.
Midis protagonistëve ishte edhe Shqipëria me katër skiatorët e saj, duke hedhur vetëm hapin e parë të një udhëtimi më të gjatë olimpik.
Ceremonia e mbylljes nisi me një interpretim madhështor të “Brindisi” nga opera Traviata, duke hapur kështu festimet e mbrëmjes. Ceremonia përfshiu edhe një homazh për operën italiane, duke kombinuar artin dhe kulturën me festimin olimpik. Një llambadar kolosal i ndriçuar u shfaq në skenë, me Rigoletton të ulur mbi të. Një koreografi tërheqëse: kameliat, valltarët, gratë që mbajnë llambadarë dhe orkestrën bashkohen në një shfaqje të gëzueshme dhe vizualisht spektakolare.
Në Arenën e Veronës, mbërriti flaka olimpike e mbërritur nga Milano-Cortina dhe ceremonia vijoi me paradë e 93 kombeve pjesëmarrëse në Lojërat Milano-Cortina 2026, ku kryesoi Greqia, vendi ku u shpikën Lojërat Olimpike, e ndjekur më pas nga flamuri shqiptar
Më pas ceremonia vijoi me parakalimin e 1,400 sportistëve nga 2,900 që morën pjesë në Lojërat Olimpike.
Ceremonia e titulluar “Bukuria në Veprim” u fokusua në kulturën italiane, muzikën artistike dhe rrëfimin e historive të bukura, me shumë artistë të njohur para spektatorëve.
Milano Cortina 2026 mbyllet, për t’ia lënë radhën pas katër viteve Lojërave Olimpike Dimërore në Alpet Franceze.