Tuesday, 24. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Presidentja e CIO-s, Coventry: Lojëra magjike, faleminderit Itali!

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në fundin ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore, që u transmetuan në RTSH, flamuri me 5 rrathë kaloi nga Italia te Franca, që do të organizojë Olimpiadën Dimërore 2030.

Mes atyre që përshëndetën Olimpiadën Milano-Cortina 2026 foli edhe presidentja e CIO-s (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Kirsty Coventry, e cila vlerësoi organizimin e Italisë. “Tribuna të mbushta dhe tifo e jashtëzonshme”, – theksoi Coventry.

“Faleminderit Itali për këto lojëra magjike! Faleminderit tifozit të parë të Italisë, presidentit Sergio Mattarella, dhe të gjitha institucioneve politike e Komitetit Organizator! Faleminderit që i treguat botës më të mirën e vendit tuaj!

Na bëtë të ndihemi si në shtëpi dhe keni vendosur një standard të ri për edicionet e ardhshme”, – tha më tej presidentja e CIO-s, Kirsty Coventry.

Teilen: