Tuesday, 24. February 2026
Sport

Loftus Cheek qëndron jashtë fushave për disa muaj

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në Itali janë të bindur se Loftus Cheek do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Mesfushori braktisi fushën e lojës në ndeshjen mes Milanit dhe Parmës vetëm pas disa minutave nga starti i saj pasi u përplas me Edoardo-n.

Dëmtimet e pësuara në kokë kanë qenë serioze dhe mjekët e Milan-it kanë zgjedhur që ta dërgojnë mesfushorin në spital. Pas kontrolleve të para është mësuar se Loftus Cheek ka pësuar shembje në një pjesë të fytyrës dhe se rikuperimi i tij mund të kërkojë deri disa muaj kohë.

Teilen: