Rei Manaj duket se ka rilindur pas rikthimit në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit në Ligën e Parë turke.
Manaj ka shënuar golin e katërt për skuadrën e tij në minutat e fundit të takimit, në fitoren 4-1 të Sivasporit përballë Sakaryaspor.
Ky është goli i tretë në 4 prezenca në fushë me fanellën e Sivasporit për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Teilen: