Monday, 30. March 2026
Futboll

Bayern përgatit goditjen e vitit, Kompany kërkon lojtarin e “pazëvendësueshëm” të Real Madridit

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht rolit kyç që ka te Real Madrid, ku është një nga titullarët më të rëndësishëm, Federico Valverde mund të jetë surrpiza e madhe e merkatos së ardhshme të verës.

“El Nacional” zbulon se Vincent Kompany ka kërkuar drejtpërdrejt nënshkrimin e Fede Valverde nga drejtuesit e klubit gjerman. Trajneri belg e konsideron uruguaianin si lojtarin ideal për projektin e tij.

Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, lind nevoja për një përforcim “big” në mesfushë dhe emri kryesor është pikërisht ai i Federico Valverde.

Sipas raportimit në fjalë, Bayern është gati të paguajë deri në 115 milionë euro për uruguaianin, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2029.

Teilen: