Tuesday, 24. February 2026
Sport

🔥 Zhegrova kthehet në Francë?

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të kthehet të luajë sërish në Ligue 1 të Francës.

“Mediafoot” i Italisë ka shkruar se Marseille ka shprehur interesim për transferimin e Zhegrovës.

“Marseille po planifikon riorganizim në sulm dhe po monitoron situata të caktuara në Serie A. Rasti i Zhegrovës është veçanërisht i rëndësishëm”, shkruan mediumi italian.

Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030.

Zhegrova më herët ka luajtur me sukses për Lillen. 26-vjeçari kaloi te Juventusi nga skuadra franceze vitin e kaluar.

Teilen: