Sot, do të përcaktohen edhe katër skuadrat e fundit që do të avancojnë në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga faza “play-off”.
Katër ndeshjet e kthimit, luhen sonte me duelin e parë që ka nisur nga ora 18:45 ndërmjet Atalantas dhe Borussia Dortmundit, me ekipin gjerman që duelin e parë e ka fituar 2:0.
Pas humbjes 5:2 në Stamboll, Juventusi në Torino kërkon rikthimin e madh ndaj skuadrës së Galatasarayt.
Kjo ndeshje nis në orën 21:00, sikurse edhe përballjet PSG – Monaco dhe Real Madrid – Benfica.
Parisi ka fituar 3:2 në duelin e parë, ndërsa Reali ka triumfuar 1:0 ndaj Benficas javën e shkuar.
Prej fazës “play-off” në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, tashmë kanë avancuar Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni, Bodo/Glimti dhe Newcastle Unitedi.