Wednesday, 25. February 2026
Sport

Drita do të ketë përkrahje në Slloveni

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Rreth 100 tifozë do ta përkrahin Dritën kundër Celjes të enjten.

Kampionia e Kosovës Drita ka arritur në Celje të Sllovenisë për duelin e kthimit të enjten, në kuadër të Play-Offit për Ligën e Konferencës.

Gjilanasit pësuan në çastet e fundit të ndeshjes 2:3 nga sllovenët, duke pranuar golin e humbjes në kohën shtesë.

Të zgjedhurit e Zekirija Ramadanit kanë një sfidë të vështirë, për duelin e dytë, që luhet të enjten nga ora 20:45, ndaj Celjes në Slloveni.

Krahas ekipit dhe një delegacioni që ka udhëtuar me ekipin, Dritën pritet ta përkrahin edhe rreth 100 shikues, sipas të dhënave zyrtare nga zëdhënësi i klubit NK Celje.

Teilen: