Wednesday, 25. February 2026
Sport

Champions League, Real Madrid humbet Kylian Mbappe për sfidën e sotme kundër Benfikës

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Lajme të këqija për Real Madrid: Kylian Mbappe nuk është grumbulluar nga trajneri Arbeloa për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Benfikës, që luhet sot në mbrëmje.

Sulmuesi francez është lënë jashtë skuadrës për shkak të një problemi në gjurin e majtë dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe ndeshjen e kampionatit kundër Getafes, e programuar për të hënën e ardhshme. Real Madrid është i favorizuar në Champions nga fitorja 1-0 e ndeshjes së parë në Portugali.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme:

Portierë: Courtois, Lunin, Fran Gonzalez

Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Alexander-Arnold, Asencio, Carreras, Fran Garcia, Rudiger, Mendy

Mesfushorë: Camavinga, Valverde, Tchouameni, Arda Guler, Cestero, Manuel Angel, Palacios, Thiago

Sulmues: Vinicius, Gonzalo Garcia, Brahim Diaz, Mastantuono

Teilen: