Wednesday, 25. February 2026
Sport

Çmenduri në Bergamo, Atalanta eliminon Dortmundin

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Atalanta ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit përballë Borussia Dortmundit në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes 2:0 javën e shkuar në Gjermani, Atalanta fitoi 4:1 në Itali të mërkurën mbrëma për të kaluar tutje.

Kështu që, Atalanta avancoi në 1/8 e finales të Championsit me rezultatin e përgjithshëm 4:3.

Gianluca Scamacca në minutën e pestë dhe Davide Zappacosta në minutën e 45-të, shënuan për 2:0. Mario Pashaliq shënoi për 3:0.

Karim Adeyemi realizoi në minutën e 75-të për 3:1, dhe ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve.

Por, në minutën e 97-të, Nico Schlotterbeck dhe Ramy Bensebaini për mysafirët u përjashtuan nga loja për protesta, pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari kryesor.

I saktë nga 11 metra ishte Lazar Samarxhiq, që ia siguroi avancimin tutje Atalantas.

Tek Atalanta, mbrojtësi Berat Gjimshiti ishte rezervist dhe u aktivizua prej minutës së 77-të.

Teilen: