Thursday, 26. February 2026
Sport

Kastrati para sfidës me Tiranën: E njohim mirë kundërshtarin, Vllaznia merr 3 pikët

GS 26/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një ditë para sfidës me Tiranën, për Vllazninë ka dalë në konferencë shtypi futbollisti Lirim Kastrati, i cili ka shprehur besimin se skuadra kuqeblu do të kthehet te fitorja, pas gabimit në Ballsh. Ai ka pohuar se Tiranën e njohin shumë mirë dhe me mbështetjen e tifozëve do të shkohet te fitorja.

“Gabuam në ndeshjen e Ballshit dhe nesër shpresojmë që të mos bëjmë të njëjtat gabime, por të marrim tri pikët në Shkodër. E johim Tiranën, sepse kemi luajtur dy herë me të, por kemi përcjellë edhe ndeshje të tjera të saj. Besoj që nuk ka për ta ndryshuar sistemin e lojës, por jemi të gatshëm për çdo lloj formacioni që ata do të kenë.

Kryesorja është si e përgatisim ne si ekip ndeshjen. Duam tri pikët për të vazhduar me synimin tonë. Atmosfera? Ndeshja mund të jetë e veçantë për tifozët, kurse për ne nuk ndryshon asgjë. Kështu ishte dhe ndeshja me Elbasanin. Do t’u lutesha tifozëve të vijnë sa më shumë në stadium, që të krijohet një mbështetje më e madhe për ne.

Kështu është futbolli, bëjnë edhe ekipet e tjera gabime. Dinamo nuk ka fituar asnjë ndeshje me Bylisin. Pritej të bënim ndonjë gabim, por besoj se do të ndalemi aty dhe nesër do t’i marrim 3 pikët.

Inshallah na ecën kështu si na ka ecur deri tani. Ka bërë mirë gjithë ekipi. Unë ndihem shumë mirë dhe ndaj çdo kundërshtari dua të shënoj, por me rëndësi është që të fitojë ekipi”, – ka thënë mes të tjerash anësori i djathtë i Vllaznisë.

Ndeshja Vllaznia-Tirana hap javën e 26-të. Ajo luhet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:00, dhe do të transmetohet direkt në RTSH.

Teilen: