Thursday, 26. February 2026
Sport

Reporti i UEFA-s 2026/ Të ardhura rekord me mbi 30 miliardë euro, Anglia e para

GS 26/02/2026 2 Min. Lesezeit

Anglia dominon me 7.5 miliardë, dyfishin e Gjermanisë dhe Spanjës, kurse Serie A ka një rritje minimale me 1%.

Futbolli europian ka kthyer faqe pas viteve të vështira të pandemisë, duke shkuar në kufij ekonomikë që nuk janë parë në të kaluarën. Sipas raportit të fundit të “Uefa European Club Finance and Investment Landscape”, të ardhurat në total të klubeve të niveleve më të larta kalojnë kufirin historik të 30 miliardë eurove.

Një rritje vertikale, nëse marrim parasysh faktin se në 2017-ën llogaritej 20 miliardë euro dhe në 2007-ën 10 miliardë.

Lokomotiva financiare lidhet mbi të gjitha me të ardhurat komerciale, që shkojnë 10 miliardë euro falë një shpërthimi të merchandising (+20%) dhe që kompenson rënien e të ardhurave nga e drejta televizive. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka pritur me entuziazëm këto të dhëna.

Duke analizuar të dhënat për çdo kampionat, Anglia është në pararojë me 20 klubet e saj, që gjenerojnë 7.5 miliardë euro, gati dyfishi në krahasim me Gjermaninë dhe Spanjën. Italia ndalet në 2.9 miliardë dhe mes 5 kampionateve më të forta europiane ka nivelin më të ulët të rritjes, +1%.

Ligue 1 franceze ka një rritje 7%, duke shkuar në 2.53 miliardë. Jashtë radarëve tradicionalë regjistrohet ngritja e Turqisë, me një rritje prej +64% të të ardhurave. Falë normativave të reja, rritja e pagave të futbollistëve shkon në 2 deri 3% në vit.

Klubet ndërkohë duket se kanë mësuar t’i menaxhojnë më mirë kontratat, pasi është pakësuar numri i lojtarëve që largohen me parametra zero. Për shpenzimet në lidhje me kartonin e lojtarëve klubi i parë është Chelsea.

Teilen: