Boksierja Donjeta Sadiku e ka fituar edhe meçin e dytë në turneun e boksit amator “Strangja”.
Me një tjetër paraqitje bindëse në Sofje të Bullgarisë, Donjeta ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kg.
Ajo të enjten mbrëma e mposhti ukrainasen Veronika Korets me rezultat 5:0.
Donjeta tashmë ka siguruar medaljen, por e synon të artën. Vjet e fitoi të artën në këtë turne, që është më i vjetri i boksit amator në Evropë.
Teilen: