Sipas të gjitha gjasave, Luciano Spalletti do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Ndaj, italiani ka nisur që tani të projektojë ekipin e sezonit të ardhshëm.
“Tuttosport” zbulon se Spalletti nuk llogarit për sezonin e ardhshëm, tri nga lojtarët e transferuar me shumë bujës gjatë verës së kaluar: Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova.
Të tre lojtarët pritet të largohen nga Juventus vetëm pas një sezoni, pas paraqitjeve nën nivel. Largimi i tyre do të krijojë hapësirën e nevojshme për të bërë nënshkrimet e duhura për repartin e sulmit.
Për Zhegrovën ka interes konkret nga Olimpique Marseille. Për Jonathan David, pavarësisht dështimit në sezonin e parë në Torino, ka interes të madh në Premier League dhe jo vetëm. Lois Openda pritet të rikthehet në Bundesligë.