Sunday, 29. March 2026
Futboll

“Interi e ka fituar tashmë titullin, e pamundur të përsëriten dështimet e Inzaghit”

GS 27/02/2026 1 Min. Lesezeit

Gjatë emisionit “Viva El Futbol”, në versionin teatror “Viva El Tour”, Antonio Cassano foli pa filtra për garën e titullit në Serie A. “I kam qejf shumë skuadra, por është normale të jem interist. Nëse skuadra ime luan keq, e them. Nuk më intereson tersllëku apo supersticioni”, – deklaroi ai.

Sipas tij, Interi e ka thuajse të sigurt titullin: “Zikaltrit e humbasim vetëm nëse bëjmë ndonjë katastrofë të madhe. Jemi shumë më të fortë se të tjerët. Jemi +10 pikë, me 13 javë nga fundi. Duhet një tsunami, që ndodh një herë në 100 vjet, për të mos e fituar titullin e këtij kampionati”.

Cassano kujtoi edhe sezonet e kaluara: “Me Simone Inzaghi kemi bërë tashmë tri katastrofa, ndaj nuk besoj të ndodhë sërish. Nëse rikthejmë Inzaghin, e humbasim titullin për herë të katërt, më mirë të qëndrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

 

Teilen: