Saturday, 28. March 2026
Futboll

Nga “kanibali” Klæbo te “cyborgu” Haaland, deri te surpriza Bodo. Sporti norvegjez po “fluturon”

GS 28/02/2026 1 Min. Lesezeit

Është një moment i artë për sportin norvegjez. Brenda pak ditësh erdhi triumfi i radhës në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”, me rekord prej 18 medaljesh ari, si dhe kualifikimi historik i Bodo/Glimt në 1/8 finale të Champions League, duke eliminuar Interin.

Një skuadër norvegjeze mungonte në elitën europiane që nga sezoni 1996/97, kur Rosenborg eliminoi Milanin në grupe dhe më pas u ndal nga Juventusi në çerekfinale. Edhe kombëtarja norvegjeze e futbollit po përjeton ringritje. Skuadra e Solbakken dhe Haaland do të marrin pjesë në Botërorin 2026, duke ndërprerë një seri prej 28 vitesh pa kualifikim.

Sulmuesi i Manchester City është figura kryesore e këtij brezi, ndërsa Johannes Høsflot Klæbo përfaqëson dominimin në sportet dimërore. Me 6 medalje ari nga 6 gara në edicionin e fundit, Klæbo hyri në histori jo vetëm të skive, por të gjithë sportit, duke treguar se Norvegjia ka bërë një hap të madh përpara në çdo disiplinë sportive.

 

 

Teilen: