Saturday, 28. March 2026
Futboll

Arbeloa largohet në fund të sezonit, Perez zgjedh një trajner kombëtareje për sezonin e ri

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet spanjolle, Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi. Florentino Perez duket se ka vendosur që tani për trajnerin e ardhshëm të Real Madridit.

Dëshira e madhe e presidentit të “Los Blancos” është Julian Nagelsmann, aktualisht trajneri i Gjermanisë. Perez e vlerëson shumë trajnerin e ri dhe e shikon atë njeriun e duhur për të nisur një projekt afatgjatë dhe ambicioz në krye të Real Madridit.

Në rast dështimi në Botëror, Nagelsmann pritet të largohet nga drejtimi i Gjermanisë, gjë që do të hapte rrugën për të marrë drejtimin e Real Madridit. 38-vjeçari ka drejtuar më parë klube si Bayern, Leipzig dhe Hoffenheim. Pavarësisht moshës së re, Nagelsmann konsiderohet si një trajner i ri tepër modern dhe me pritshmëri të shumta për të ardhmen.

Teilen: