Lionel Messi vazhdon të jetë protagonist sa here zbret në fushë. Ylli argjentinas realizoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Orlando City, ku kampionët në fuqi të Inter Miami fituan me përmbysje 4-2.
Messi mori një pasim nga Segovia dhe shënoi në minutën e 57-të për të rifutur Inter Miami në lojë me rezultatin 2-2. Segovia shënoi në minutën e 85-të golin e avantazhit dhe pastaj sërish Messi i dha goditjen finale kundërshtarit, duke realizuar në minutën e 90-të me goditje dënimi.
Ishin dy golat e parë sezonalë të Lionel Messi-t. Ai shkon kështu në kuotën e 52 golave në 55 ndeshje të zhvilluara në sezonin e rregullt të MLS. Vitet kalojnë, por argjentinasi vazhdon të regjistrojë numra mbresëlënës.