Monday, 2. March 2026
Sport

Ilievski i Prishtinës, më i miri i xhiros

GS 02/03/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesit të Prishtinës, Mario Ilievski, i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila shpall më të mirët pas përfundimit të secilës xhiro, të hënën ka njoftuar se Ilievski është shpallur “Ylli i Javës”.

Ilievski, çmimin e ka marrë për lojtarin më të mirë të xhiros së 22-të në Superligë, ndërsa vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të futbollit.

Të dielën mbrëma, në derbin ndaj Dritës, Ilievski shënoi super-gol, gati nga gjysma e fushës kurse Prishtina barazoi 1:1 me kampionen në fuqi.

Ky gol i Ilievskit, mund të jetë ndoshta edhe më i miri i këtij sezoni  në Superligë, ndërsa Prishtina është e treta në tabelë me dy pikë më pak se Ballkani e Drita që ndajnë dy pozitat e para.

Ilievski është shprehur tejet i lumtur me vlerësimin, ndërsa çmimin ua ka dedikuar tifo-grupit “Plisat”, të cilët sipas tij dhuruan atmosferë të zjarrtë në tribuna kundër Dritës.

Ai pret që “Plisat” ta përkrahin Prishtinën edhe në ndeshjet tjera, ndërsa ka pranuar se goli ndaj Dritës është një fol që nuk shënohet çdo herë.

Sipas tij, Prishtina do të luftojë deri në fund për pozitën e parë, ndërsa deri në fund të sezonit janë edhe 14-të ndeshje për t’u luajtur.

Teilen: