Manchester City ka piketuar objektivin e pare të madh për merkaton e verës dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Newcastle, Tino Livramento. 23-vjeçari është nën kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, por destinacioni i ri pritet të jetë pikërisht Man. City.
“TEAMTalk” zbulon se Guardiola e pëlqen shumë anglezin dhe e do me patjetër për sezonin e ri. Drejtuesit e Man. City janë të gatshëm të plotësojnë dëshirën e radhës së trajnerit të tyre, e cila këtë herë do të thyejë një rekord botëror.
Sipas raportimit në fjalë, City është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili do të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas emra të njohur si Harry Maguire, Theo Hernandez, Virgil van Dijk etj.