Kombëtarja e Kosovës të martën i fillon kualifikimet për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.
Futbollistet e Kosovës do të përballen nga ora 17:00 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjibraltarit, përfaqësueses më të dobët që paraqitet në kualifikime.
Më 7 mars, Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë kundër Kroacisë. Ndaj kroateve, “Dardanet” do të luajnë në Karlovc.
Kosova garon në Grupin 3 të Ligës C. Kualifikimet evropiane janë të ndara në tri liga, në formatin e Ligës së Kombeve.
Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Fituesit e grupeve të Ligës C avancojnë në plejof, kurse kualifikohen në plejof edhe dy ekipet më të mira të vendit të dytë prej gjashtë grupeve gjithsej.
Në grup me Kosovën është edhe Bullgaria.