Partizani pret nesër Elbasanin në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë kanë avantazhin e fitores 0-1 në ndeshjen e parë në Elbasan. Trajneri Oltijon Kërnaja doli sot në konferencë shtypi, ku theksoi:
Si është gjendja e skuadrës?
Gjendja paraqitet e mirë, çunat janë stërvitur mirë këto dy ditë. Duke qenë që ndeshjet janë shumë afër me njëra-tjetrën të them të drejtën nuk është se kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë e humbura në ndeshjen e fundit.
Do ta keni të gjithë grupin të gatshëm?
Besoj se do të jenë pothuajse të gjithë të gatshëm. Do të shikojmë edhe sot në seancën e fundit stërvitore mos ka ndonjë shqetësim. Deri tani nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim, besoj se do ti kemi të gjithë.
Ndeshja e nesërme?
Të them të drejtën, është një ndeshje shumë e vështirë. Rezultati i ndeshjes së parë ndoshta na favorizon paksa, por është një ndeshje shumë e vështirë, duke parë edhe cilësinë e ekipit që kemi përballë. Elbasani është një ekip që di të sulmojë shumë. Duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë është një ekip që do të luajë gjithçka për gjithçka dhe në këto momente bëhet shumë i rrezikshëm, sepse pjesën ofensive Elbasani e ka jashtëzakonisht shumë cilësore. Ne nuk do të futemi për barazim, sepse po hymë për barazim rrezikojmë shumë. Duhet të shënojmë gol dhe të fitojmë ndeshjen.
Dy ndeshjet e radhës Elbasani në kupë dhe Dinamo në kampionat?
Ju kam thënë edhe më përpara që ne shikojmë ndeshjen e radhës. I gjithë fokusi është për ndeshjen nesër me Elbasanin, mbas kësaj ndeshje pastaj do të shikojmë pjesët e tjera, por gjithë fokusi është për Elbasanin dhe besoj që do ja dalim.
Vlerësimi juaj për Elbasanin?
E thashë edhe më parë Elbasani është një ekip pretendent këtë vit. Eshtë me pikë të barabarta me Egnatian në vend të tretë. Ka bërë një kampionat shumë të mirë panvarësisht barazimit në ndeshjen e fundit me Bylis. Eshtë një ekip i fortë, cilësorë por edhe ne nuk mbetemi mbrapa. Jemi ekip i fortë, cilësorë, në ndeshjet direkte thuajse jemi njëlloj. Besoj do të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dy kampet.
Do ketë rotacion për ndeshjen e nesërme?
Ne nuk është që do bëjmë rotacion. Rotacioni ke ne ka ardhur natyrshëm, nuk kemi synuar të bëjmë rotacion ka ardhur natyrshë. Kartonat, dëmtimet na kanë detyruar, janë ndërruar lojtarët, është ndërruar formacioni. Ka qenë një mini rotacion i natyrshëm jo i kushtuar nga ne, por nga gjendja e lojtarëve kështu që nuk besoj që do të ketë rotacion. Kushdo që do të hyj tek ne jep maksimumin, është parë kjo gjë në ndeshjen e fundit. Të gjithë lojtarët janë njëlloj sepse tek ne është grupi jo individi