Golden Eagle Ylli ka prezantuar të martën edhe një basketbollist amerikan.
Bëhet fjalë për Breon Pass. Në fakt të hënën në mesnatë ka përfunduar afati për angazhimin e lojtarëve të huaj.
Por klubi suharekas të martën e prezantoi lojtarin e fundit të transferuar.
Ylli gjatë gjithë edicionit ka bërë ndryshime të lojtarëve të huaj. Ka ndërruar shumë të tillë, por rezultatet i kanë munguar deri më tani.
Teilen: