Tuesday, 3. March 2026
Sport

Llapi angazhon portier gjerman

GS 03/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lapi ka angazhuar portierin gjerman, Maximilian Grote, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

“Maxi i bashkohet Llapit pas eksperiencës së fundit me FC Shkupi, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e akademisë së SV Wehen Wiesbaden U19 si dhe ka mbrojtur ngjyrat e FV Engers 07 dhe RW Koblenz në Gjermani”, shkruan Llapi.

Angazhimi i portierit të ri te Llapi, vjen si domosdoshmëri pas lëndimit të portierit tonë, Marijan Çoriq, duke detyruar klubin të reagojë me kohë për të siguruar stabilitet dhe konkurrencë në repartin defensiv.

“Duke marrë parasysh ndeshjet shumë të rëndësishme që na presin në vazhdim të kampionatit dhe në Kupë, ishte e nevojshme të intervenohej menjëherë për të garantuar konkurrencë dhe siguri mes shtyllave deri në rikuperimin e plotë të tij”, përcjellë Llapi.

Llapi njofton se të gjitha procedurat administrative dhe çështjet e regjistrimit të lojtarit janë përfunduar me sukses, dhe Maximilian Grote është i gatshëm të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik.

KF Llapi i ka uruar mirëseardhje Maximilian Grote-s dhe dëshiruar suksese me fanellën bardhekaltër!

Teilen: