Andre shënoi golin e fitores në minutën e 94-të, ndërsa skuadra e fundit në tabelë, Wolves, mposhti kampionët në fuqi të Premier League, Liverpoolin.
Mohamed Salah dukej se i kishte dhuruar një pikë Liverpoolit pasi Rodrigo Gomes i dha Wolves epërsinë. Por në fund, goli i Andres bëri që Molineux të shpërthejë.
Për herë të pestë në këtë sezon, skuadra e Arne Slot e pëson në kohën shtesë.
Kjo ishte fitorja e tretë në ligë për skuadrën e Rob Edwards, e cila duket e destinuar të bjerë në Championship, por ka mposhtur Liverpoolin, Aston Villan dhe ka barazuar me Arsenalin.
Për Liverpoolin, fitorja mund ta kishte barazuar me Manchester Unitedin dhe Aston Villan, vendi i tretë dhe i katërt, me 51 pikë, por mbetet në vend të pestë. Wolves(16 pikë) mbetet i fundit dhe 11 pikë larg vendit të sigurt.