Harry Kane mund të largohet që në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, sipas klauzolës së nënshkruar mes palëve. Në fakt, kontrata e sulmuesit anglez skadon në vitin 2027.
Te Bayern nuk duan të rrinë duarkryq dhe kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Harry Kane. Është pikërisht trajneri Vincent Kompany ai që ka zgjedhur Victor Osimhen si pasuesin ideal të Kane.
Nigeriani po shkëlqen te Galatasaray këtë sezon, ku ka shënuar 18 gola në 26 ndeshje. Megjithatë, largimi nga Stambolli nuk do të jetë aspak i lehtë. E vetmja arsye për të cilën Galatasaray do të hiqte dorë nga Osimhen do të ishte një ofertë prej 120 milionë eurosh.
Shifër shumë e majme, por mëse e përballueshme për një ekip me financa të shëndosha si Bayern Munich. Po ashtu bavarezët mund të plotësojnë dhe kërkesat ekonomike të lojtarit, i cili në Turqi paguhet 20 milionë euro në sezon.