Inter ka piketuar Maximo Perrone si përforcimin ideal për mesfushën për sezonin e ri. 23-vjeçari po shkëlqen te Como këtë sezon, ku bashkë me Nico Paz janë dy pikat kryesore të ekipit të drejtuar nga Cesc Fabregas dhe sidomos repartit të mesfushës,
Duke qenë se Henrikh Mkhitaryan, Hakand Calhanoglu dhe Davide Fratessi pritet të largohen në fund të këtij sezoni, lind nevoja për të ndërhyrë në mesfushë dhe një nga emrat që synohet të afrohet është pikërisht Maximo Perrone, sipas “CalcioMercato.com”.
Megjithatë, largimi i Perrone nga Como nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që është nën kontratë deri në vitin 2029. Oferta e parë e zikaltërve mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.
Teilen: