Saturday, 7. March 2026
Futboll

Asllani titullar dhe më shumë se 30 minuta me një lojtar më tepër, por Besiktas nuk ia del dot ndaj Galatasaray-it (video)

GS 07/03/2026 2 Min. Lesezeit

Supersfida e Stambollit, Besiktas-Galatasaray, është mbyllur 0-1 për miqtë, e vlefshme për javën e 25-të të Superligës turke. Kristjan Asllani e nisi si titullar këtë takim dhe luajti për 72 minuta, por pa ndihmuar dot ekipin të shpëtojë nga humbja. Asnjë minutë sot për Milot Rashicën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një krosimi perfekt të Leroy Sane ishte i zakonshmi Victor Osimhen që shënoi me kokë. Goli i 11-të për nigerianin në kampionat dhe i 18-ti në të gjitha garat këtë sezon. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Galatasaray-in. Nga minuta e 62-të e deri në fund, miqtë luajtën me një lojtar më pak pas ndërhyrjes aspak normale të Leroy Sane ndaj kundërshtarit. Në pjesën e parë, sulmuesi gjerman bëri të njëjtën gjë ndaj Kristjan Asllanit dhe u ndëshkua me karton të verdhë, por këtë herë pasi pa edhe pamjet në ekran, arbitri nuk e fali më. SHIKOKARTONINEKUQ

Sigurisht që nuk munguan kartonët e shumtë të verdhë në këtë takim, mëse normale kur ka përballje të tilla. 3 kartonë të verdhë për vendasit dhe 6 për miqtë. Galatasaray fiton 0-1 dhe mban vendin e parë me 61 pikë, 7 pikë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Besiktas mban vendin e 4-të me 46 pikë.

Teilen: