Sunday, 8. March 2026
Futboll

Duket e pabesueshme! Ylli kryesor i Dortmundit merr vendimin drastik, do të largohet falas në verë

GS 07/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pas 8 sezonesh te Borussia Dortmund, ku padyshim është një nga lojtarët më të rëndësishëm, Julian Brandt do të largohet këtë verë nga verdhezinjtë.

Duke qenë se kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni, mesfushori me tipare sulmuese nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dhe do të largohet si lojtar i lirë.

“Nuk mundëm të biem dakord për një marrëveshje të re”, konfirmon drejtori i BVB-së, Lars Ricken, për Sky DE. E ardhmja e Brandt pritet të mësohet së shpejti, por sipas të gjitha gjasave do të jetë sërish në Bundesligë dhe me shumë mundësi rikthim te Leverkusen.

Përveç Brandt, në verë pritet të ketë largime të shumta nga Borussoa Dortmund si Nico Schlotterbeck, Karim Adeyemi, Serhou Guirassy apo edhe Julian Ryerson.

Teilen: