Thursday, 26. March 2026
Sport

Veseli përfundon i 7-ti në Podgorica Senior European Cup 2026

GS 08/03/2026 1 Min. Lesezeit

Muhamedin Veseli ka arritur vendin e 7-të në garën prestigjioze Senior European Cup 2026 që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Në xhiron e parë, Veseli triumfoi me Yuko ndaj Vladislav Vendin nga Rusia. Në ndeshjen e dytë, ai mundi me dy Wazaari, Pavle Popovic nga Mali i Zi.

Në çerekfinale u ndal nga Levon Tumasiants nga Rusia, duke humbur me Wazaari.

Në raundin e repasazhit, Veseli fitoi me Wazaari ndaj Vas Middleton nga Australia, por më pas u ndal nga Lino Andrea Dello Russo nga Gjermania, duke humbur me Ippon.

Kështu, ai përfundoi në vendin e 7-të në këtë garë ndërkombëtare.

Në këtë garë marrin pjesë 298 garues, 213 meshkuj, 85 femra, nga 28 shtete të 3 kontinenteve.

Teilen: