Thursday, 26. March 2026
Futboll

FA Cup: Eliminohen dy ekipet e Premier League, Granit Xhaka e mbyll këtu

GS 08/03/2026 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës për FA Cup, ku nuk kanë munguar befasitë. Në “Craven Cottage”, Fulham është befasuar në shtëpi nga Southampton, që merr pjesë në Champions League.

Goli vendimtar u shënua në fund të ndeshjes nga Ross Stewart, nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe në sfidën tjetër, rezultati ishte befasues, Port Vale, ekip i League One (Kategoria e Tretë), vendi i fundit në renditje, eliminoi Sunderland, pas fitores 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 28-të nga Ben Waine. Granit Xhaka u fut si zëvendësues në minutat e fundit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Southampton dhe Port Vale, i bashkohen Liverpool-it, Arsenal-it, Chelsea-t dhe Manchester City. Dy sfidat e fundit për këtë raund janë Leeds-Norwich që luhet sot dhe nesër në mbrëmje West Ham-Brentford.

Teilen: