Thursday, 26. March 2026
Futboll

Bajrami tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por Cletic nxjerr Rangers jashtë Kupës. Kaos i madh në fund (video)

GS 08/03/2026 1 Min. Lesezeit

Celtic është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Skocisë këtë sezon, pasi eliminoi në çerekfinale, rivalin historik, Rangers. Në sfidën e luajtur në “Ibrox Stadium” në Glasgow, koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim pa gola.

Për të vendosur fituesin ishte e nevojshme “ruleta ruse”, aty ku vendasit gabuan dy herë. Të saktë u treguan vetëm Nedim Bajrami dhe Ryan Naderi, ndërsa Celtic nuk humbi asnjë nga 4 penalltitë duke siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Në fund të takimit nuk munguan trazirat në fushë, ku pati përplasje masive mes dy tifozerive të cilët pushtuan fushën. Pamjet kaotike po bëjnë xhiron e botës.

SHIKOVIDEO

SHIKOVIDEON

Teilen: