Roma është ndalur në “Luigi Ferraris” në transfertën ndaj Genoa, ku është mundur 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Serie A. Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa ndonjë rrezik serioz, u mbyll 0-0.
Të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 51-të, një faull i Lorenzo Pellegrini ndaj Alessandro Marcandalli, penallti për vendasit. Junior Messias tregohet i saktë nga 11-metrat.
Reagimi i verdhekuqve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Evian Ndicka në minutën e 55-të, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit nga Lorenzo Pellegrini.
Goli i fitores për vendasit do të vinte në minutën e 80-të, pas një aksioni të shkëlqyer dhe ishte Vitinha që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Rezultati final 2-1.
Roma mbetet në vendin e pestë me 51 pikë, sa Como e vendit të 4-të dhe një pikë më shumë se Juventus i vendit të pestë. Genoa e drejtuar nga Daniele De Rossi ngjitet në vendin e 13-të, duke i shkëputur disi zonës së ftohtë.