Barcelona ka mbërritur në Newcastle para ndeshjes së parë të fazës së 1/16-s së Ligës së Kampionëve që do të luhet të martën në “St James’ Park”, ndërsa trajneri Hansi Flick u ka dhënë lojtarëve udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet ta përballojnë skuadrën angleze.
Trajneri gjerman pret një fillim shumë të shpejtë nga Newcastle dhe kërkon që lojtarët e tij të jenë maksimalisht të përqendruar që nga minuta e parë.
“E dimë gjithashtu se do të përballemi me një kundërshtar shumë fizik në një stadium të vështirë”, ka deklaruar Fermin Lopez.
Flick ka theksuar rëndësinë e përqendrimit, duke u kërkuar lojtarëve të shmangin gabimet si ato të sezonit të kaluar në gjysmëfinale kundër Interit dhe në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit.
Në ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Club, Barcelona u tërhoq më thellë në mbrojtje në minutat e fundit, ndërsa Lamine Yamal u kërkonte vazhdimisht Raphinhas dhe Robert Lewandowskit që të mos bënin presion, por të mbanin pozicionet e tyre.
Barcelona ka edhe përvojë të mëparshme në St James’ Park, pasi kishte fituar 2-1 ndaj Newcastle gjatë fazës së ligës.