Monday, 9. March 2026
Sport

Oscar Garcia merr drejtimin e Ajaksit, është trajneri i tretë për këtë sezon

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Oscar Garcia është trajneri i ri i Ajaksit. Ai zëvendëson Fred Grim, i cili kishte marrë vendin e John Heitinga në nëntor, kur ish-mbrojtësi u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-trajneri i Brighton, Saint-Étienne dhe Reims, 52-vjeçari Garcia drejtonte skuadrën B të Ajaksit dhe tani ka marrë detyrën e vështirë për ta nxjerrë klubin e madh nga kriza. Kampion i  Holandës 36 herë, Ajaksi nuk e fiton titullin që nga viti 2022 dhe aktualisht mban vendin  e 5-të, 24 pikë pas rivalëve historikë të PSV Eindhoven, kryesuesit e tabelës.

Ajaksi humbi ndeshjen e fundit ndaj Groningen (3-1), ku u vulos edhe fati i Fred Grim. “Oscar do të mbyllë sezonin aktual. Muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për klubin. Janë edhe 8 ndeshje për t’u luajtur dhe duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum së bashku”, – ka thënë Jordi Cruyff, i cili ka marrë detyrën e drejtorit teknik të Ajaksit në muajin janar.

Teilen: