Skuadra e Llapit është në epërsi kundër Ballkanit pas pjesës së parë në ndeshjen e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në duelin që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi është në avantazh me rezultatin 2:0.
Golat për Llapin në këtë pjesë të lojës, i shënuan Muhamet Hyseni e Edon Sadriu.
Hyseni realizoi në minutën e 17-të pas harkimit të Sadriut, ndërsa Sadriu shënoi në minutën e 45-të pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
Ballkani në fund të pjesës së parë lëshoi rast të mirë, pasi qëlloi shtyllën.
Teilen: