Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Prishtinës, të cilën e mposhti në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në duelin e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj” të hënën, Malisheva fitoi me rezultatin bindës 3:0 kundër Prishtinës.
Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e skuadrës së Malishevës, që tani ka 37 pikë, sa i ka edhe Prishtina në pozitën e tretë.
Etnik Brruti (17’) dhe Laurent Xhylani (33’) shënuan nga penalltia, përpara se golin e tretë për Malishevën ta realizoi sulmuesi Xhylani në minutën e 73-të.
Prishtina prej minutës së 33-të ka luajtur me një futbollist më pak, pasi nga ndeshja u përjashtua Ardian Limani.