Monday, 9. March 2026
Sport

Llapi fiton ndaj Ballkanit

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi të hënën në Podujevë ka mposhtur skuadrën e Ballkanit.

Ndeshja e xhiros së 23-të, që u luajt të hënën, përfundoi me shifrat 2:0 në favor për skuadrën e Llapit.

Të dy golat, Llapi i shënoi në pjesën e parë me anë të Muhamet Hysenit (17’) dhe Edon Sadriut (45’) për ta mposhtur Ballkanin, ekip që mbetet i dyti në tabelë me 39 pikë, tri më pak se Drita që prinë në Superligë.

Në anën tjetër, Llapi ka 26 pikë dhe ka shënuar fitoren e parë në Superligë pas një pritjeje të gjatë.

Herën e fundit, Llapi kishte fituar në nëntor të vitit të shkuar dhe atë kundër Ballkanit por në Suharekë.

Teilen: